58’shi i LDK’së: Sovraniteti në veri nuk shtrihet përmes turizmit të improvizuar dhe restoranteve të jugut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    58’shi i LDK’së: Sovraniteti në veri nuk shtrihet përmes turizmit të improvizuar dhe restoranteve të jugut

    Insajderi
    21 January 2025 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Ardian Olluri, i cili bart numrin 58 në listën zgjedhore, ka kritikuar atë që Qeveria Kurti e ka quajtur sovranitet.

    Olluri, i cili ka qenë edhe drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se sovraniteti në veri nuk shtrihet nëpërmjet turizmit të improvizuar dhe restoraneve që vijnë nga jugu i Kosovës.

    Unë e di që tema më e favorshme për qeverinë e kosovës është veriut, ne i gëzohemi secilit sukses. Mirëpo gjendja siç paraqitet nuk është. Veriu nuk është vetëm çështje e sigurisë, por edhe çështje politike. Suksesi atje arrihet edhe qytetarët integrohen në institucionet e Kosovës. Nuk shtrihet sovraniteti me turizëm të improvizuar dhe me restorane.

    Unë nuk pajtohem me arsyetimin për mospërpjekje të mos integrimin e serbëve lokalë në institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk kemi nevojë nga Qeveria me na tregu cili është problemi, por cilat janë mënyrat në zgjidhjen e problemit“, ka thënë ndër të tjera ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark