Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shërnuar 59 akisdente trafiku. Në 19 nga këto aksidente është raportuar edhe për të lënduar, kurse nuk ka pasur raste me fatalitet.
Pas nj aksidenti në Prishtinë, njëri nga ngasësit është larguar nga vendi i ngjarjes me ç’rast edhe ka goditur një zyrtar policor i cili ishte në përpjekje për të ndaluar atë. Si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Policia njofton po ashtu se gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar edhe 31 persona, pre të cilëve 14 vazhdojnë të jenë në mbajtje./Insajderi.com