Më së shumti, plot 8 mijë e 336 euro i kanë takuar Saranda Bogujevcit, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më së paku ka përfituar Vasfije Blair, vetëm 834 euro.
Gazeta Insajderi
59-të deputetët e pushtetit të Albin Kurtit – për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bëjnë deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin – i kanë marrë 222 mijë e 402 euro, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit.
Për këto kategori, më së shumti, plot 8 mijë e 336 euro i kanë takuar Saranda Bogujevcit, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më së paku ka përfituar Vasfije Blair, vetëm 834 euro.
Dy nga deputetet më të respektuara të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me kolegët tjerë të partisë këto benifite i kanë tërhequr pos pagës bazë, që për çdo muaj e marrin nga 1 mijë e 547 euro.
Gazeta Insajderi i ka nxjerrë shifrat e eurove që ligjvënësit e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë marrë nga janari në qershor.
Ato mund t’i shihni të listuara më poshtë, sipas emrave që deputetët i kanë të renditur në Kuvendin e Kosovës:
Mimoza Kusari-Lila: 6784 euro
Adelina Grainca: 2895 euro
Adnan Rrustemi: 7623 euro
Adriana Matoshi: 1959 euro
Agon Batusha: 3450 euro
Alban Bajrami: 2524 euro
Arbër Rexhaj: 3266 euro
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: 3698 euro
Ardian Gola: 6242 euro
Arijeta Rexhepi: 2995 euro
Arjeta Fejza: 3318 euro
Armend Muja: 6710 euro
Arta Bajralija: 4180 euro
Artan Abrashi: 3131 euro
Avni Dehari: 1865 euro
Besim Muzaqi: 3000 euro
Burim Meta: 3509 euro
Dimal Basha: 4573 euro
Doarsa Kica-Xhelili: 4722 euro
Drita Millaku: 2873 euro
Driton Hyseni: 5346 euro
Ekrem Mustafa: 3623 euro
Eman Rrahmani: 3249 euro
Enver Dugolli: 4092 euro
Enver Haliti: 3235 euro
Fatmir Humolli: 2928 euro
Fatmire Kollçaku: 5025 euro
Fitim Haziri: 2957 euro
Fitim Uka: 1352 euro
Fitore Pacolli-Dalipi: 5553 euro
Fjolla Ujkani: 3073 euro
Gani Krasniqi: 2945 euro
Gazmend Gjyshinca: 2865 euro
Glauk Konjuca: 5188 euro
Gramoz Agusholli: 3081 euro
Haki Abazi: 7182 euro
Halil Thaçi: 2924 euro
Haxhi Abdyli: 2960 euro
Hydajet Hyseni-Kaloshi: 5033 euro
Jahja Kokaj: 2484 euro
Jeta Statovci: 6332 euro
Jetmire Vrenezi: 2980 euro
Labinotë Demi-Murtezi: 3385 euro
Luan Aliu: 2825 euro
Mefail Bajqinovci: 3490 euro
Milazim Salijaj: 3220 euro
Mirlinda Tishukaj-Sadiku: 3060 euro
Mirsad Shkreta: 2865 euro
Nijazi Isaku: 3175 euro
Salih Zyba: 4020 euro
Saranda Bogujevci: 8336 euro
Shqipe Isufi: 4082 euro
Shqipe Mehmeti Selimi: 2717 euro
Tinka Kurti: 4016 euro
Valon Ramadani: 3086 euro
Vasfije Blair: 834 euro
Vendenis Lahu: 2875 euro
Visar Korenica: 2724 euro
Yllza Hoti: 3966 euro
Ndryshe janari deri në qershor, vetëm deputeti i komunitetit turk, Enis Kervan i ka marrë 12 mijë e 798 euro për marrjen pjesë në seanca, komisione, për rrugën, udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin.
Derisa deputeti Fridon Lala nga buxheti i Kuvendit ka marrë 8 mijë e 174 euro.
Lexo edhe:
Në listën e kampionëve të pagesave shtesë është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Ai për periudhën janar-qershor përpos pagës, ka marrë edhe 8 mijë e 95 euro të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.
Jashtë listës së deputetëve kampion nuk mbetët as deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ky i fundit ka marrë gjithsej 7 mijë e 182 euro.
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Më poshtë gjeni listën e plotë të kompenzimeve për deputetët.