6 vjet pa rrjete sociale - I riu fiton bastin e vendosur me nënën e tij - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    6 vjet pa rrjete sociale – I riu fiton bastin e vendosur me nënën e tij

    Insajderi
    24 February 2022 - 00:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri amerikan ia arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vjet, pas një basti që ai vendosi me nënën e tij kur ishte 12 vjeç.

    Sivert Klefsaas, shkruan CNN, pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas në 2016 se po të qëndronte deri 18 vjeç larg rrjeteve sociale do të fitonte 1800 dollarë.

    “Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”, tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës.

    Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe futi në xhep 1800 dollarë.

    Nëna e tij, Lorna tregon se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    13 January 2025
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark