“60% e energjisë po vidhet”-KEDS tregon se në cilin vend po keqpërdorët energjia elektrike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “60% e energjisë po vidhet”-KEDS tregon se në cilin vend po keqpërdorët energjia elektrike

    Insajderi
    24 January 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka bërë të ditur se në fshatin Llazarevë të Obiliqit po bëhet hajni industriale e energjisë.

    Sipas KEDS-it, në transformatorin e këtij fshati, 60 për qind e energjisë që kalon nëpër të po vidhet nga konsumatorët.

    “Një numër i caktuar i 113 konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator, fatkeqësisht po kontribuojnë në keqpërdorimin masiv të rrymës. Duke bërë hajninë e rrymës, këta konsumatorë po shkaktojnë ngarkesë të madhe në këtë transformator, çka mund të çojë te djegia e tij ose rënia e tensionit; po e rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerët përreth; po e dëmtojnë atë dhe asetet e tjera elektroenergjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    Më tej, KEDS-i paralajmëroi banorët e Llazarevës se janë nën llupën e tyre dhe se do të bëhen kontrolle të rregullta te ta për keqpërdorim të energjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark