Kandidatja për deputet në Kuvendin e Kosovës, Lendita Bekteshi ka ftuar qytetarët që ta votojnë atë.
Ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë: Unë e kam një vizion për Kosovën, një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit tonë. Thirrja ime për ju sot, është kontrata ime me ju nesër. Sepse, unë dua të vazhdoj t’ju shërbej me nder e përgjegjshmëri, ashtu si kam bërë gjithmonë.
Tutje, Bekteshi ka thënë se nesër, pra me 9 shkurt, është ditë ku më shumë se kurrë është koha për të bërë zgjedhjen e dudhur.
Ky është postimi i saj i plotë:
Unë e kam një vizion për Kosovën, një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit tonë. Thirrja ime për ju sot, është kontrata ime me ju nesër. Sepse, unë dua të vazhdoj t’ju shërbej me nder e përgjegjshmëri, ashtu si kam bërë gjithmonë.
Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive. Me mbështetjen tuaj mund të arrihet një e ardhme më e mirë për të gjithë.
Prandaj, ju bëj thirrje të më votoni dhe të siguroheni se synimet tuaja qytetare do të ndërtohen dhe të drejtat e juaja do të realizohen.
Nesër, më shumë se kurrë, është koha për të bërë zgjedhjen e duhur.
Na priftë e mbara!
Lendita Bekteshi, 66, LDK