Kandidati i PDK’së për deputet me numër 60, Hyzer Rizani, ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër Kosovës do t’i kthehen investimet në Kosovë.
Rizani ka thënë se ka diskutuar me banorët e Dobrajës, Llugës dhe Gllanicës për sfidat dhe mundësitë që presin përpara për një Kosovë më të mirë.
“Sot me banorët e Dobrajës, Llugave dhe Gllanicës, diskutuam për sfidat dhe mundësitë që na presin përpara, duke ndarë ide për një Kosovë ma të mirë.
Me Bedri Hamzën kryeministër e me planin tonë ekonomik, do t’i kthejmë investimet në Kosovë dhe do të sigurohemi që të adresojmë çdo brengë të qytetarëve.
Më 9 shkurt, bashkë për një të ardhme ma të mirë!”.