Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hyzer Rizani, me numrin 60, ka nisur ditën duke vizituar familjen e heroinës Zylfije Gashi.
“Ditën e nisa në familjen e heroinës Zylfije Gashi, që do të mbetet përgjithmonë emblemë e lirisë tonë. Jashtëzakonisht i nderuar nga mikpritja e tyre,” ka shkruar Rizani në një postim në rrjetet sociale.
Ai njoftoi se me qeverisjen e PDK-së, do të rriten për 50% pensionet për familjet e dëshmorëve. Po ashtu, prindërit e heronjve nuk do të duhet të zgjedhin më mes pensionit të moshës dhe pensionit familjar, pasi do të kenë të drejtë përfitimi nga të dyja.
“Lipjani e gjithë Kosova do ta kujtojnë gjithmonë Zylfijen si trimëreshën e madhe që ka qenë. Përjetë përulemi para veprës së heronjve tanë,” përfundoi ai.