600 familje skamnore furnizohen me ushqim në prag të Ramazanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    600 familje skamnore furnizohen me ushqim në prag të Ramazanit

    Insajderi
    05 June 2016 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Produkte të shumta ushqimore u grumbulluan nga Bashkësia Islame e Kosovës, përkatësisht dega e saj në Prishtinë, të cilat do t’i shpërndahen skamnorëve në prag të muajit të Ramazanit.

    E ata që kanë nevojë për këto ushqime tek Kodra e Trimave nuk janë të paktë.

    “Po, po pres me marrë ndihma nëse ka mundësi. Jemi me social, djali s’punon”, thotë një e moshuar që ishte në pritje të pranimit të ndihmës ushqimore.

    Ata që morën ushqime u ndanë tejet të kënaqur të dielën, ndërsa donatorët po zotohen se aksione të tilla nuk do të mungojnë gjatë tërë Ramazanit, njofton KlanKosova.

    Nga ky aktivitet do të përfitojnë rreth 600 familje skamnore në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark