Kandidati i PDK’së për deputet, Hyzer Rizani, është takuar me veteranët e Lipjanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Rizani ka thënë se në takim me ta, me kënaqësi ndau lajmin se me qeverinë e Bedri Hamzës, pensioni i veteranit do të rritet për 50 për qind.
“Me ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, me veteranët e Lipjanit.
Kënaqësi të ndaj me ta lajmin se me qeverisjen e Bedri Hamzës, kryeministrit tonë do të ketë rritje prej 50% te pensionit të veteranit.
Faleminderit nga zemra“, ka thënë Rizani, teksa ka bërë thirrje të votohet PDK-ja (131).