Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur pa shenja jete.
Policia njoftoi se atë e gjetën “në bashkëpunim me familjarët”.
“Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur për Insajderin se po e presin raportin zyrtar mjekësor.