×
  • Lajme
  • Lajme

    62 për qind të serbëve të anketuarve nuk e duan Amerikën për shkak të bombardimeve

    Insajderi
    29 January 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hulumtim i “Faktor Plus” u prezantua dje me rastin e 140 viteve të marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe tregoi se, kur bëhet fjalë për bombardimet kundër Serbisë, madje 62 për qind besojnë se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse, ndërsa vetëm 21 për qind mendojnë se nuk janë.

    Kur u pyetën se çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara për të tejkaluar qëndrimin negativ për shkak të bombardimeve, 48.8 për qind e tyre presin që familjeve të civilëve të vrarë t’u paguhen dëmshpërblime, 38.7 për qind mendojnë se shteti duhet të marrë kompensim, ndërsa 29.7 për qind presin pranim se bombardimi “ishte një gabim” dhe “një kërkim falje publike” nga Shtetet e Bashkuara, raporton gazeta proqeveritare serbe “Novosti”.

    Kur u pyetën nëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë po lëvizin në drejtimin e duhur, shumica e të anketuarve – 30.2 për qind u përgjigjën “as po as jo”, ndërsa 18.9 për qind thanë “deri dikund jo”, dhe vetëm 4.7 për qind u përgjigjën me “po”. Në mënyrë të qartë “jo” kanë thënë 18 për qind, dhe “deri dikund po” – 16.1 për qind.

    Të anketuarit besojnë se marrëdhëniet në mes SHBA dhe Serbisë do të përkeqësohen në dhjetë vjetët e ardhshëm. Këtë mendojnë 28.1 për qind të anketuarve. Sipas sondazhit, 13.5 për qind e të anketuarve “presin që Serbia njëherë e përgjithmonë të largohet prej SHBA dhe Perëndimit dhe t’i drejtohet miqve të vërtetë siç janë Rusia dhe Kina”.

    Kur bëhet fjalë për pritjet nga administrata e re në Uashington, përqindja më e madhe e tyre – 32.1 për qind besojnë se administrata e Biden-it nuk do të ketë kohë të merret me Serbinë, ndërsa 20.6 për qind presin që administrata e re në SHBA të vazhdojë aty ku ka lënë ish administrata e Trump-it. 43 për qind e të anketuarve kanë dëgjuar për marrëveshjen e Uashingtonit ndërsa 24 për qind nuk ka dëgjuar./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark