Janë të paktën 64 punëtor që janë të regjistruar në listën e pagave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, por që nuk dalin asnjë ditë në punë. Ata madje nuk kanë as hapësirë as përshkrim të punës. Pavarësisht kësaj buxhetit të shtetit pagat e tyre u kushtojnë rreth 300 mijë euro
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka evidentuar edhe një numër punëtorësh të komunitetit serbë që janë të punësuar në Ministrinë ë Infrastrukturës dhe Ambientit po që nuk dalin në pu8në.
Sipas gjetjeve nga auditori ata nuk nuk kanë objektiva të përcaktuara dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri.
Por pavarësisht kësaj ata marrin pagë në kuadër të këtij dikasteri qeveritarë, shkruan Insajderi.
“Me vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile””.
“Në kuadër të kësaj marrëveshje për integrim, në MMPHI përmes aktemërimeve janë të punësuar 64 punonjës të komunitetit serb të cilët marrin paga të rregullta. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës, nuk kanë objektiva të përcaktuara dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte 298,142€”, thuhet në gjetjet e Auditorit. /Gazeta Insajderi