×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    64 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni

    Insajderi
    03 January 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmeti shkatërrimtar që ka ndodhur dy ditë më parë në Japoni iu ka marrur jetën 64 personave.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupa të tjerë të pajetë nën rrënojat e ndërtesave.

    Ky konsiderohet tërmeti më vdekjeprurës në Japoni deri më tani, që nga viti 2016.

    Në rajonin e goditur nga tërmeti, temperaturat janë shumë të ulëta ndërsa për orët në vijim janë parashikuar reshje të dendura të shiut.

    Kjo rrit shqetësimin për të tjera rëshqitje të dherave, gjë që mund të pengojë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit që kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadha.

    Mbi 33 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa në shumë zona të tjera ka mungesë të energjisë elektrike dhe të ujit.

    Kryebashkiakët e qyteteve më të prekura nga tërmeti i kanë bërë thirrje qeverisë për të shpërndarë ndihma sa më shpejt dhe të pastrojnë rrugët, shumë prej të cilave janë bllokuar gjë që ka vështirësuar dërgimin e ndihmave ushqimore.

    Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi gadishullin Noto pasditen e së hënës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark