65 vjeçari vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    65 vjeçari vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije

    Insajderi
    26 July 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij S.S. dhe djalin e vëllaiz të tij këtë mëngjes në Budva.

    Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska.

    Siç raporton “Vijesti”, policia e Budvës ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në rrugën Slovenska. 

    Oficerët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjetën të dyshuarin, gjetën një armë zjarri dhe e arrestuan të dyshuarin.

    Të dy vëllezërit janë përfshirë në transportimin e turistëve me anije për vite me radhë.

    Sipas raportimeve vrasjet kanë ndodhur pas një zënke që autori dhe viktimat kanë pasur rreth transportit të udhëtarëve me anije./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark