×
  • Lajme
  • Insajderi

    651 mijë vaksina Pfizer për Ballkanin nga BE, Ursula von der Leyen reagon pas telefonatës me Ramën

    Insajderi
    27 March 2021 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian do të ofrojë 651 mijë vaksina anti-Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin Rama ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Layen.

    Ursula von der Leyen ka zbuluar përmes një postimi në twitter, se vaksinat që do t’i jepen rajonit tonë do të shpërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë.

    “Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

    Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe ruse e kineze në ditët e fundit. Dy ditë më parë, Shqipëria mori 192 mijë vaksina kineze Sinovac përmes Turqisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark