66 për qind të votave të numëruara me postë, ngritet pak VV'ja- Si qëndrojnë partitë politike? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    66 për qind të votave të numëruara me postë, ngritet pak VV’ja- Si qëndrojnë partitë politike?

    Insajderi
    03 March 2025 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Deri më tani janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit me postë (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasuar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në 50 për qind të votave të numëruara, teksa rënie kanë shënuar PDK dhe koalicioni AAK-NISMA.

    Vetëvendosje renditet e para dhe me 52.72% dhe ka shënuar rritje prej një për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 0.6 për qind.

    Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98%, duke rënë me përreth 0.14 për qind të votave.

    AAK-NISMA ka 3.32 për qind të votave, duke pësuar rënie prej përreth 0.70 për qind. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark