![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Lendita Bekteshi po garon në këto zgjedhje për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bekteshi ka të përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës.
Për 13 vite ajo ka ushtruar profesionin e gazetares ku është treguar shumë e suksesshme.
Është femra më e votuar komunën e Obiliqit, ku po ashtu është zgjedhur ambasadore e paqes.
Bekteshi është treguar tejet e zonja edhe si drejtoreshë e Administratës Publike në komunën e Obiliqit.
Aktualisht është edhe nënkryetare e LDK-së dega në Obiliq si dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Në këto zgjedhje Lendita Bekteshi kandidon në listën e LDK-së me numrin 66 dhe fton qytetarët ta përkrahin. Ajo premton se do të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.