Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu një hotel në një resort të njohur dimëror në Turqi, ka shkuar në të paktën 66.
Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Ai tha se të paktën 51 persona të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e Kartalkaya në malet Bolu në veriperëndim të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë nga zjarri që shpërtheu në këtë hotel”, tha Yerlikaya.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh, thanë zyrtarët.
Shkaku i zjarrit po hetohet.