Buroja, fshati 'presidencial' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Buroja, fshati ‘presidencial’

    Insajderi
    28 February 2016 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe ky fshat, ku ka lindur njëri nga politikanët më me ndikim në vend, viteve të fundit u përball me emigrimin e banorëve drejt Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Zëri.

    Ka disa familje që jetojnë në varfëri, ndërsa edhe infrastruktura në fshatin që ka dhënë presidentin e shtetit nuk është më e mirë se në fshatrat tjera. Banorët e Burojës kryesisht merren me bujqësi.

    Të premten, kur zgjidhej presidenti, rrugët e fshatit ishin krejtësisht të zbrazëta.

    Lëvizjet ishin tejet të pakta, ndërkaq qytetarët e Burojës me padurim prisnin epilogun e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

    Shtëpia e Hashim Thaçit në Burojë dallohej nga shtëpitë tjera. Shumë flamuj ishin vendosur në shtëpinë e tij. Aty ndodhej edhe flamuri me emblemën e UÇK-së, flamuri shtetëror i Kosovës, flamuri kombëtar, ai i BE-së, si dhe flamuri amerikan.

    Edhe në dyert e oborrit të kësaj shtëpie, në vendet e caktuara për flamuj ishin vendosur flamuj të Kosovës, flamuj kombëtarë, si dhe simbole të PDK-së.

    Babai i tij, Haxhi Thaçi, i cili në Drenicë njihet si Haxhi Sinani, ndihej shumë i qetë. Ai e dinte se djali i tij do të jetë president i vendit, ndonëse nuk e fliste asnjë fjalë.

    Banorët e Burojës Hashim Thaçin e vlerësojnë si njeriun që ka qenë protagonisti kryesor i të gjitha ngjarjeve të rëndësishme historike të vendit dhe që në fund ka arritur t’i kapë majat e shtetit.
    Ata hidhërohen në bashkëluftëtarët e Hashimit, të cilët, sipas tyre, ia kthyen shpinën në kohën kur do të duheshin të qëndronin pranë tij.     Më shumë në Zëri.info


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark