Joe Biden, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ka kërkuar ndjesë meksikanëve për sulmet verbale të Donald Trump gjatë fushatës presidenciale.
Gjatë një konference për shtyp me presidentin Enrike Pena Nieto në Meksiko City, Biden nuk përmendi emrin e miliarderit amerikan, pavarësisht se dënoi deklaratat e tij ku i ka quajtur meksikanët trafikantë droge, kriminelë dhe përdhunues.
“Zoti President ne jemi në fushatë elektorale dhe retorika e nxehtë që ju keni dëgjuar nga kandidatët nuk na përfaqëson ne apo popullin amerikan”, deklaroi ai, përcjellë Zëri.
Edhe Presidenti meksikan reagoi për çështjen Trump, duke u shprehur se ndërtimi i murit me Meksikën do të izolonte SHBA-të. Kandidati republikan është zotuar se nëse vjen në pushtet do të mbyllë hermetikisht kufirin me Meksikë