Presidenti afrikan që koleksionon statuja të Michael Jackson - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti afrikan që koleksionon statuja të Michael Jackson

    Insajderi
    16 November 2016 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guinea Ekuatoriale, është një vend i vogël afrikan por i pasur me naftë. Pavarësisht nga burimet e këtij vendi, shumica e banorëve jetojnë në varfëri.

    Por jo edhe presidenti Teodoro Obiang Nguema Mbasog, i cili ka qëndruar më së shumti në pushtet nga të gjithë liderët botëror.

    Teodoro Nguema Obiang Mangue, është djali i tij gjithashtu edhe zëvendëspresident, por ai më shumë është i njohur jashtë vendit, për jetën e tij luksoze.

    Nofka e tij është “Teodorin”, dhe ka të ardhura multi-milionëshne.

    Pasuria e tij përfshinë një rezidencë në plazhin Malibu, një koleksion të superveturave, një pallat në qytetin e Parisit vlera e të cilit është 25 milion dollarë.

    Por çka është më pazakonta, ai posedon në koleksionin e tij, 6 statuja të Michael Jackson.

    Klani “Obiang” dyshohet se ka bashkëpunëtor të ngushtë edhe ish-diplomatin sovjetik, Vladimir Kokerev, familja e të cilit dyshohet se ka bërë pastrimin e rreth 30 milionë dollarëve për klanin e familjes presidenciale.

    Por Kokerev është burgosur në Spanjë, ama kjo nuk e ka penguar familjen e presidenciale që të gjejë lidhje të tjera, sikurse biznesmenin nga Lituania, Vladimir Stefanov.

    Vladimir Stefanov dhe familja Kokorev kanë lidhje ndërmjet tyre si në industri ashtu edhe në gjenerimin e parave të mëdha.

    Ai ka një kompani nga shteti i Panamas e cila është e lidhur ngushtë me Stefanov, kompani e cila ka menaxhuar një flote anijesh me mallra, prej të cilave një anije me emrin “Rid Ekuku” që i takon klanit “Obiang”.

    Mallrat nga këto anije arrijnë shuma deri në 27 milionë dollarë. Nga 2011-2015 shitjet e kësaj kompanie kanë tejkaluar shumën e 45 milionë dollarëve.

    Shumica e parave vijnë nga riparimet dhe punimet në anijet e mallrave, kompani e cila është gjithashtu e lidhur me regjimin e Guineas Ekuatoriale

    Vladimir Stefanov pranon se ka lidhe me familjen Kokorev. Ai pretendon se Kokorev janë viktima të politikës. Ai thotë se persekutimi ndaj familjes kokore veshte një përpjekje për të pasur qasje në fushat me naftë të shtetit të Guineas Ekuatoriale

    Ai gjithashtu pohon se biznesi i tij është nen hetimi ne Spanjë për shkak të rastit të familjes Kokorev, por mohon se ka lidhje me klanin “OBIANG”./Organized Crime and Corruption Reporting Project


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark