×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shkencëtarët ndërtojnë kompjuterin biologjik

    Insajderi
    29 February 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një superkompjuter që është në linjë me proceset biologjike, ashtu si ata që lejojnë të gjitha qelizat e gjalla të lulëzojnë, është ndërtuar nga hulumtuesit në Universitetin McGill.

    Kompjuterët elektronik nuk janë endje në gjendje që të trajtojnë probleme të mëdha, dhe nuk mund të trajtojnë disa probleme së bashku për njëherë, njofton Tech Times.

    Ky kompjuter i ri dhe potencialisht biologjikisht kompjuter që do të bëjë revolucion, mundësuar nga një varg proteinash që quhen “Adenosine triposphate”(komponim kimik), mund të zgjidhin probleme komplekse matematikore përderisa harxhon shumë pak energji.

    “Për një problem më të madh ne duhej të ndërtonim një kompjuter me dimensione më të medha”, tha Dan Nicolau, kryesues i departamentit të bio-inxhinierisë në Universitetin McGill.

    Dan filloi të punojë në idenë e tij për kompjuterin biologjik me djalin e tij, Dan Nicolau Jr, më shumë se një dekadë më parë, dhe ata më vonë u bashkuan me kolegët nga Gjermania, Suedia, dhe Holanda, disa vjet pas hulumtimeve që kishin bërë.

    Thelbi i këtij Super-kompjuteri bio përbëhet nga një mikroçip 1.5 centimetër katror që përdor “myosin”, motorët molekular të së cilës ekzekutojnë detyrat mekanike që janë në qelizat e gjalla, në mënyrë që të nxisin fijet e proteinave poshtë pjesës artificiale.

    “Një kompjuter bio kërkon më pak se një për qind të energjisë së një tranzitori elektronik ka nevojë për të kryer një hap llogaritës”, thotë koordinatori i studimit, Heiner Linke, drejtor i shkencave në Universitetin e Lundit në Suedi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark