Kosovarët që kishin marrë rrugën e emigrimit nga Kosova, shkurtin e para dy viteve po përballen me pasojat e kthimit në vendlindje.
Pasi kanë dështuar të marrin një leje qëndrim në vendet evropiane, shumica e tyre janë kthyer në Kosovë.
Por kthimi për shumë prej tyre nuk është aspak i mirë. Madje i trishtueshëm.
Këtë fat e ka edhe familja katër anëtarëshe e Selman Hysenit. Nëse nuk i bëhet ndonjë zgjidhje kjo familje dimrin do ta kalojë në tendë.
Kjo familje kishte ikur nga Fusha e Pajtimit, nga kontejnerët, gjatë valës e madhe të largimit nga Kosova. Kishin mësyrë Gjermaninë, por kërkesa e tyre për azil nuk u miratua.
“Shkova me duar bosh, u ktheva me duar bosh”, thotë kryefamiljari, për Klan Kosovën.
Ndërkaq, gruaja e tij, e lodhur nga kushtet në të cilat jetojnë fëmijët e saj, me zemër të thyer thotë se ata janë “viktima të tyre”!
Familja Hyseni ka kërkuan ndihmë nga Komuna e Prishtinës, por halli i tyre nuk u zgjidh.