7 vjeçarja po luante para banesës në Prishtinë, ky është 40 vjeçari që dyshohet se e sulmoi seksualisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    7 vjeçarja po luante para banesës në Prishtinë, ky është 40 vjeçari që dyshohet se e sulmoi seksualisht

    Insajderi
    16 August 2024 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm seksual ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku një 40 vjeçar është arrestuar pasi e ka tmerruar një vajzë të vogël 7 vjeçe.

    Gazeta Sinjali ka mësuar se burri i dyshuar që ka sulmuar vajzën e mitur është Ahmet Bardiqi, për të cilin mësohet se ka të kaluar kriminale.

    Lidhur më rastin gazeta ka zbuluar edhe disa detaje ekskluzive se si ka ndodhur ky sulm seksual ndaj të miturës në Prishtinë.

    Rasti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Mark Isaku” ku thuhet se e mitura ka qenë duke luajtur para ndërtesës së saj, ku i është afruar i dyshuari për t’i kërkuar ndihmë për t’i pastruar gjoja duart në banesën e saj, dhe pasi janë futur në ashensor, i dyshuari e ka dërguar në parkingun nëntokësor dhe ka filluar ta prek të miturën në pjesët intime, pastaj vajza e vogël ka reaguar dhe ka filluar të bërtas duke kërkuar ndihmë.

    E pedofili i dyshuar para zyrtarëve policor ishte arsyetuar, pasi që ai ishte me motor dhe sipas tij i ishin përlyer duart, e pasi viktima nuk i kishte ndihmuar për t’i pastruar, i njëjti raportohet që në shenjë revolte i kishte fshirë duart për trupin e saj.

    Rastin për sulmin seksual e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark