Personi i akuzuar është David Dearlove, nga Great Yarmouth, i cili ishte në bankën e të akuzuarve për vrasjen e ndodhur të martën e 1 tetorit të vitit të largët 1968.
Seanca dëgjimore zgjati vetëm dy minuta, ndërsa 70 vjeçari, nuk shfaqi asnjë pendesë apo kërkesë për lirim me kusht, njofton ITV News.
Adam Hodge, ishte avokati i të pandehurit, i cili tha se do të bëjë një kërkesë për lirim me kusht për klientin e tij pensionist. /Insajderi.com