×
  • Lajme
  • Lajme

    71-vjeçari tenton të përdhunojë një 9-vjeçare në këndin e lojërave

    Insajderi
    30 August 2024 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i moshuar që ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në fshatin Sheqeras të Maliqit është arrestuar nga policia.

    A2 CNN mëson se ngjarja është regjistruar mesditën e së enjtes në një kënd lojërash, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.

    “Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.”

    Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një 20-vjeçare, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht në oborrin e shkollës, që ka filmuar aktet e turpshme që i moshuari ka tentuar të kryejë me të miturën, raporton A2.

    Kalimtarja ka parandaluar një ngjarje akoma edhe më të rëndë, pasi sipas dëshmisë i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën. Më pas ka qenë babai i vajzës ai që ka denoncuar Pëllumb Lamçen në polici, pasi është vënë në dijeni të akteve të tij.

    Ky është rasti i katërt i ngacmimeve seksuale që janë regjistruar në harkun kohor të pak muajve në juglindje të Shqipërisë, 3 prej të cilëve nga komisariati i Devollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark