"72 mijë euro gjoba", kaq shpenzuan AAK e Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “72 mijë euro gjoba”, kaq shpenzuan AAK e Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e fundit

    Insajderi
    02 May 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në shkurt të këtij viti.

    Në raport bëhet e ditur se koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët ka shpenzuar mbi 17 mijë euro për paga dhe kompenzime.

    Për ushqim, hapësira, lokale, zyra objekte me qira, radio dhe spotet televizive, e shpenzimet e tjera të reklamave, reprezentacione dhe konferenca, nga kjo parti janë shpenzuar mbi 243  mijë euro.

    Në raport bëhet e ditur edhe se partia në fjalë janë gjobitur mbi 72 mijë euro.

    Ndërkaq, 2 mijë euro i kanë shpenzuar për karburante.

    Në fund, gjithsej, për periudhën 16 gusht 2024, dhe 9 shkurt të këtij viti, kjo parti ka shpenzuar më shumë se 337 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark