72 të vrarë nga sulmi vetëvrasës i Shtetit Islamik në Pakistan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    72 të vrarë nga sulmi vetëvrasës i Shtetit Islamik në Pakistan

    Insajderi
    16 February 2017 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë i policisë së Pakistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot në tempullin Sufi, ka arritur në 72 persona ndërsa rreth 150 të tjerë dhe plagosur më se 150 të tjerë.

    Kryeministri i Pakistanit, Naëaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehëan në provincën Sindh.

    Zyrtari i lartë policor, Shabbir Sethar, tha në spitalin lokal, Sehëan Sharif, se “së paku 72 vetë janë vrarë dhe më se 150 të tjerë janë të plagosur”, shumica prej tyre seriozisht.

    Ai paralajmëroi se numri i të vrarëve mund të rritet, njofton rel.

    Nëpërmjet një postimi në faqen në Internet, Amaq, që është e ndërlidhur me Shtetin Islamik, ky grup ekstremist e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në tempullin Sufi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark