MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se i janë mashtruar 6.000 denarë për blerje dru zjarri.
“Dje në MPB të Kumanovës një grua 72 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 6.000 denarë. Sipas denoncimit, personi i ka ofruar dru zjarri dhe pasi janë pajtuar dhe ajo ia ka dhënë paratë, i ka thënë se do t’i sillte drutë nga magazina ku dyshohet se ndodheshin, por nuk u kthyen më, pas së cilës ajo kuptoi se ajo ishte mashtruar”, tha SPB Kumanovë.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit
Në muajin janar të këtij viti janë raportuar dy raste të mashtrimit me dru zjarri, i pari i moshuar nga Kumanovi për shumën prej 3.000 denarë dhe rasti i dytë banor Kumanov për 5.000 denarë.
Në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej shtatë (7) mashtrime me dru në zonën e SPB Kumanovë, ndërsa në vitin 2022 15 raportime për mashtrime me dru zjarri. SVR Kumanovë ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen dhe sanksionimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.
“MPB Kumanovë apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, e sidomos të moshuarit kur i thërrasin persona të panjohur, të mos bien në mashtrime në të cilat ofrohen shërbime të rrejshme dhe të gjitha rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192”, thonë nga SPB Kumanovë.