73 persona në pranga – zbulohen detaje të reja për mega-aksionin në Karaçevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    73 persona në pranga – zbulohen detaje të reja për mega-aksionin në Karaçevë

    Insajderi
    12 December 2021 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bardhyl Haxhimustafa, Udhëheqës i Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në IPK. Është personi që e komandoi edhe operacionin e shkatërrimit të kampit të kazinove ilegale në Karaçevë në vitin 2020, si dhe pjesën tjetër të operacionit ku po kapeshin kontrabandistët.

    Në intervistë ekskluzive për InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi, ai ka treguar se si e nisën, realizuan, e zgjeruan këtë operacion deri në masën ku përfshirja e Policisë së Kosovës për të hetuar ishte e pashmangshme.

    Rrjeti i të dyshuarve që dilte në hetimet që po kryente IPK-ja ishte bërë aq i madh, sa ka një aktakuzë me 73 të akuzuar.

    Haxhimustafa zbuloi se ka qenë fillimi i viti 2019-të kur filluan hetimet për këtë operacion. Cak ishin fillimisht katër zyrtarë policor.

    “Ky ka  qenë fillimi i këtij hetimi, i cili ka zgjatë mbi 1 vit”, rrëfen ai.

    Fillimisht një aksion i tillë nisi në Mitrovicë të Veriut për të vazhduar më pas në Karaçevë.

    “Më kujtohet që pas aksionit i cili është zhvillu në veri të Mitrovicës, ai rast i cili është hetu prej IPK-së dhe Policisë së Kosovës diku në muajin qershor, IPK ka pranuar disa informacione lidhur me zhvillimin e aktivitete kriminale në zonën e Karaçevës në komunën e Kamenicës, ku kryesisht kemi pranu informacione që ka të përfshirë zyrtarë policorë”, ka thënë ai.

    Ai tregon se si vepruan pas grumbullimit të informacioneve të para.

    “Atëherë me grumbullimin e  këtyre informacione të cilat i kemi marrë në terren si dhe nga qytetarë të ndryshëm kemi kontaktu me Prokurorinë Themelore në Gjilan, të njëjtit po ashtu kanë pasur informacione fillestare lidhur me aktivitete kriminale të cilët janë zhvilluar në atë zonë ku dyshimet edhe të Prokurorisë kanë qenë se kemi të përfshirë zyrtarë policor andaj me përfshirjen e këtyre informacioneve kemi ardhur deri tek një autorizim me të cilin Prokuroria e Gjilanit në fillim të muajit gusht të 2019-ës ka autorizuar IPK-në departamentin e Hetimeve për hetimin e veprave të mundshme kriminale të cilat janë kryer në zonën e Karaçevës”, u shpreh Haxhimustafa për InDoks.

    Para operacionit në Karaçevë, IPK-ja kishte kryer edhe një operacion të madh kundër kontrabandës, ku ishin përfshirë zyrtarë policorë, në Veri të vendit. Hetuesi Haxhimustafa kujton atë operacion dhe tregon se çka e dallon atë me rastin në Karaçevë.

    “Duke marrë parasysh nga përvoja e mëhershme hetimore pikërisht në zonat kufitare duke marrë reference rastin e veriut kemi prit që mund të kemi zgjerim të hetimeve kundër zyrtarëve të tjerë policor por numër kaq të madh të zyrtarëve policor dhe qytetarëve të përfshirë në vepra penale nuk ka qenë e pritshme. Po ka qenë befasi, se në fund IPK dhe Policia e Kosovës kanë arrit të dorëzojnë kallëzimin penal kundër 70 personave”, tha Bardhyl Haxhimustafa.

    InDoks | Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon: Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark