Testin Shtetëror të Maturës e kanë kaluar 74,1 për qind e maturantëve në nivel vendi prej të cilëve mbi 90 për qind në gjimnaze dhe 55 për qind në shkolla profesionale.
Kështu njoftoi të enjten Komisioni Shtetëror i Maturës, ndërsa u njoftua se në bazë të analizës së rezultateve të maturës, MASHT ka konstatuar se sivjet krahasuar me vitin e kaluar të këtij afati të provimit, është arritur rezultat me sukses të lartë.
Azem Guri, kryetar i këtij komisioni, ka thënë se testi do të përsëritet në gjashtë qendra të testimit dhe se testi u është anuluar 62 nxënësve.
Edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testit nëpër rrjete sociale, megjithëse Ministria e Arsimit kishte thënë se ka marrë të gjitha masat që një gjë e tillë të mos ndodhë.