Një 75-vjeçar është arrestuar në Shkodër, nën akuzat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit të koduar “Prekal”, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit në fshatin Prekal, ku kanë gjetur 2.63 kg cannabis sativa.
Gjithashtu u gjetën edhe një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular, njofton policia shqiptare.