Musliu: Adem Jashari, arsyeja pse u ndaluan librat shqip në Preshevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Adem Jashari, arsyeja pse u ndaluan librat shqip në Preshevë

    Insajderi
    03 March 2016 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Musliu ka treguar se kthimi i 103 mijë teksteve mësimore ka pasur një arsyetim nga Serbia.

    “Gjoja se atyre po u pengon Adem Jashari. Sipas tyre, Adem Jashari nuk duhet të jetë simbol në këta libra. Megjithatë, Adem Jashari është hero kombëtar. Ai ka qenë komandant i imi dhe i UÇK-së. Përderisa unë isha ushtar i tij, atëherë edhe fëmijët e Luginës duhet të mësojnë për luftën çlirimtare të tij. Adem Jashari nuk ka qenë vetëm komandat i Kosovës, por komandant i të gjithë shqiptarëve, edhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, edhe i atyre të Maqedonisë”, ka deklaruar Musliu, duke shtuar se është momenti që Kosova dhe Shqipëria të jenë më afër Luginës.

    “Shqipëria dhe Kosova duhet t’i hapin zyrat e tyre në Luginë, pra t’i kenë diplomatët e tyre për ta parë nga afër gjendjen e shqiptarëve”, ka thënë ai.

    Lidhur me këtë është deklaruar kryeministri serb Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se nuk dëshiron që serbët të mësojnë nga librat ku Adem Jashari portretizohet si figurë heroike.

    “Nëse ju mendoni se është në rregull që fëmijët dhe shtetas të Serbisë të mësojnë nga ato libra, atëherë ma thoni. Unë nuk mendoj ashtu”, ka thënë Vuçiq.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark