Familja e Garrison tha që ai vdiq të premten në mëngjes në një spital të Virxhinia Perëndimore, raporton Daily Star.
Vdekja e tij nuk erdhi befas, pasi raportohej se ishte shtruar në spital për një muaj për shkak të problemeve të mëlçisë dhe veshkave. Organet e tij thjesht dështuan.
Rob e filloi karrierën në fund të viteve 70 si fëmijë. Ai e bëri përparimin e tij në botën e aktrimit me rolin e Tommy në filmin 1984 Karate Kid.