Bahtiri takon Veselin një ditë pasi akuzoi SHIK-un për ngritje të aktakuzës   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri takon Veselin një ditë pasi akuzoi SHIK-un për ngritje të aktakuzës  

    Insajderi
    03 March 2016 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa orë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai e cilësoi këtë veprim si një akt të turpshëm.

    “Kjo është turpi. E kanë ba partitë politike. Kjo është SHIK. Pikë”, kishte thënë Bahtiri për Express.

    Por një ditë më pas, Bahtiri i ka shkuar në zyrë ish shefit të SHIK-ut, tash kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli.

    Veseli dhe Bahtiri janë takuar gjatë së enjtes, por edhe nuk e kanë bërë publik takimin që rëndom ndodhë kur takohen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i një komune.

    Por për Insjaderin, këtë takim e ka pohuar këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi, arsyeja e këtij takimi ka qenë projekti i banesave sociale për banorët e Stantergut që jetojnë në objektet e kombinatit Trepça.

    “Kryetari u pat premtuar marsin e shkuar se në bashkëpunim me komunën dhe Qeverinë do zhvendosen nga aty. Tani duhet të filloj implementimi në mënyrë që dimri që vjen të mos i zë përsëri aty. Asgjë tjetër”, ka thënë Latifi teksa ka treguar arsyen e takimit Veseli –Bahtiri.

    Prokuroria njoftoi gjatë ditës se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se Bahtiri dhe zyrtari i prokurimit duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

    Gazeta Insjaderi ka tentuar që të kontaktojë edhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri, por ai nuk është lajmëruar thirrjeve tona.

    Në anën tjetër, Latifi nuk komentoi këtë ngritje të aktakuzës e as deklaratën e Bahtirit për Veselin.

    Foli për projektin duke treguar se është i Ministrisë së Punës dhe iniciativë e kryetarit dhe se implementohet në Komunën e Mitrovicës.

    “Kaq”, përfundoi Latifi.

    Gjatë së mërkurës, kryetari i Mitrovicës, duke folur për aktakuzën ndaj tij, madje tha se nëse vërtetohet se ka keqpërdorur çoftë edhe një cent nga komuna “do ta vrasë vetën”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark