79 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    79 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Insajderi
    04 October 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 851 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 79 aksidente, 25 prej tyre me persona të lënduar dhe 54 vetëm me dëme materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark