Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, mbrëmë ka qëndruar në Llap.
Mulaj tha se në Llap u ndjenë si në shtëpi.
“Pas takimeve të suksesshme në Prishtinë, rrugëtimi ynë vazhdoi në Llapin heroik, ku zemra dhe historia e Kosovës flasin vetë. Në fshatrat Siboc dhe Kirpimeh u ndjemë si në shtëpinë tonë, mes llapjanëve që gjithmonë kanë qenë shtylla e qëndrueshmërisë kombëtare dhe politike”, u shpreh Mulaj.
Më tutje ai tha se llapjanë janë garancia dhe fuqia që po e çojnë përpara fitoren e Dr. Lumir Abdixhikut.
“Llapi nuk ka qenë kurrë vetëm një rajon – është simbol i besnikërisë, i guximit dhe i vizionit shtetformues. Si dikur, kur ishte krahu i djathtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, edhe sot vazhdon të mbetet themeli i pathyeshëm i LDK-së. Me Dr. Ekrem Hysenin në krye, llapjanët janë garancia dhe fuqia që po e çojnë përpara fitoren e Dr. Lumir Abdixhikut. Në çdo takim, në çdo fshat e në çdo rrugë, shihej qartë: Llapi është me LDK-në dhe me 9 shkurt do të tregojë sërish se besimi i pathyeshëm dhe vullneti qytetar do të sjellin suksesin e merituar”, u shpreh Mulaj.