8 përsona të vdekur dhe 419 raste të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    8 përsona të vdekur dhe 419 raste të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    08 December 2021 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

    Ndërkohë, janë regjistruar edhe 419 raste të reja nga 3,285 teste të kryera tek personat e dyshuar për koronavirus.

    Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 211 pacientë.

    Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 218,194 raste, prej të cilëve 204, 685 janë shëruar, kurse 7,688 kanë vdekur. Aktualisht vendi numëron 5,821 raste aktive me virus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark