8-vjeçarja bie nga skafi në Velipojë, pëson lëndime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    8-vjeçarja bie nga skafi në Velipojë, pëson lëndime

    Insajderi
    29 July 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 8-vjeçare e ka lënduar këmbën pasi ra nga skafi ku po lundronte me familjen në plazhin e Velipojës.

    Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

    Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Drejtuesi i mjetit lundrues, 57-vjeçari me iniciale D. H., është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark