80-vjeçari pasi vrau me sëpatë gruan e vëllain u tregoi fëmijëve dhe krushqve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    80-vjeçari pasi vrau me sëpatë gruan e vëllain u tregoi fëmijëve dhe krushqve

    Insajderi
    27 January 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë e ndodhur ditën e sotme në një fshat të Gramshit, shkruan Ora News.

    Mësohet se 80-vjeçari Xhevit Sinani fillimisht vrau gruan e tij në banesën e tyre, shtetasen Zegjine Sinani dhe më pas shkoi në vreshtin e rrushit dhe vrau vëllain e tij, Shaqir Sinani.

    Pas krimit të dyfishtë Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij dhe iu tha se ua ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.

    Po ashtu, pas krimit makabër, autori shkoi te krushqit e tij dhe më pas mori në telefon të birin duke rrëfyer ngjarjen.

    80-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të rëndë. Xhevit dhe Shaqir Sinani ishin pjesë e grupit të fyejve të Gramshit.

    Zeqineja kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin. Sipas të afërmve, Xheviti kishte patur shenja sëmundje nervore.

    Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 75-vjeçarit, ndërsa po punon për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. /oranews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark