800 mijë euro dëm, hajnat e vjedhin vilën e trajnerit të Portugalisë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    800 mijë euro dëm, hajnat e vjedhin vilën e trajnerit të Portugalisë

    Insajderi
    24 September 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë afro 800 mijë euro.

    Hajdutët hynë brenda, ndërsa trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, ishte jashtë shtëpisë së tij të shtunën pasdite me partneren e tij.

    Besohet se ata arritën të hynin përmes një dritareje të pronës luksoze në qytetin bregdetar të Cascais, në një distancë të shkurtër me makinë në perëndim të Lisbonës.

    Policia dyshon se hajdutët e dinin që çifti do të dilte dhe bënë një kontroll të plotë në çdo dhomë për sende me vlerë, të bindur se kishin disa kohë për të vepruar pa u kapur, përcjell Opinion.

    Forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen me thyerje, thuhet se po përqendrohet në teorinë se ajo është kryer nga një bandë e huaj e specializuar në grabitje pronash të nivelit të lartë.

    Trajneri Martinez e udhëhoqi ekipin portugez drejt titullit të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-25.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark