Floriana Rugova, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se me qeverisjen e Bedri Hamzës, rinia zë një vend të veçantë në programin qeverisës.
“Rinia nuk është vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Rinia dhe Kosova mund ma mirë!
Rinia Demokratike e Kosovës shënoi 25-vjetorin.
Si strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës, RDK-ja ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të kësaj partie.
Në programin e Qeverisë së Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, rinia zë një vend të veçantë dhe do të trajtohet me vëmendjen dhe përkushtimin që meriton.
Rinia nuk është vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Ata duhet të jenë pjesë aktive e proceseve dhe vendimmarrjes. Me Bedri Hamzën Kryeministër, rinia do të jetë forca e së tashmes dhe udhëheqëse e së ardhmes.
Rinia meriton më mirë, rinia mund ma mirë!
#PDK131
#FlorianaRugova81✅