81-vjeçari që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar të Tiranës dyshohet se është vrarë.
Policia, në një njoftim zyrtar, deklaroi se nga ekzaminimet janë konstatuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Policia deklaroi gjithashtu se ngjarja është referuar si vrasje me dashje, derisa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për tokat./Abcnews.al