83-shi i PDK-së: Projektet në Gjilan janë zvarritur me vite, nuk do ta lejojë të vazhdojë më ky anashkalim – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    83-shi i PDK-së: Projektet në Gjilan janë zvarritur me vite, nuk do ta lejojë të vazhdojë më ky anashkalim

    Insajderi
    28 January 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet nga Gjilani, Selver Xhelili ka thënë se Anamorava ka nevojë për një përkushtim të ri e intensiv nga qeveria e re e Kosovës.

    Xhelili i cili në këto zgjedhje garon me numrin 83, ka theksuar se nëse zgjidhet deputet do të finalizohet sa më shpejt autostrada deri në Bujanoc e po ashtu edhe projekti i stadiumit të qytetit.

    “Me votën për mua, do të jem zëri i përkrahjes për finalizimin sa më të shpejtë të autostradës deri në Bujanoc; për kryerjen e Stadiumit të qytetit, pa e fajësuar prokurimin, sepse në shpirt më dhemb kur e shoh një tifoz të Dritës e të Gjilanit, që nuk ka stadium modern dhe e kanë zhvarritur aq shumë vjet. Do të jem zë për finalizimin e hyrje-daljes në Gjilan nga Prishtina, sepse janë dëmtuar shumë bizneset dhe punimet zvarriten pa hesap”, ka shkruar Xhelili.

    Postimi i plotë:

    Anamorava, e veçmas Gjilani, ka nevojë për një përkushtim krejt të ri e intensiv nga Qeveria e re e Kosovës. Një rajon aq i madh, nuk është zhvilluar fare sa ka potencial dhe sa jep kontribut. Ka nevojë për investime kapitale. Ferizaji e Lipjani janë udhëhequr shumë mirë, krahasuar me Gjilanin. Me votën për mua, do të jem zëri i përkrahjes për finalizimin sa më të shpejtë të autostradës deri në Bujanoc; për kryerjen e Stadiumit të qytetit, pa e fajësuar prokurimin, sepse në shpirt më dhemb kur e shoh një tifoz të Dritës e të Gjilanit, që nuk ka stadium modern dhe e kanë zhvarritur aq shumë vjet. Do të jem zë për finalizimin e hyrje-daljes në Gjilan nga Prishtina, sepse janë dëmtuar shumë bizneset dhe punimet zvarriten pa hesap. Do të adresoj shqetësimin për mungesë të një parkingu të madh që do ta lironte trafikun e qytetit, sepse trafiku nëntokësor i projektuar nga qeverisja lokale me bulevardin e ri, s’ka asnjë gjasë të mund të fillojë, e lëre më të kryhet.

    Do të punoj me njerëzit e qytetit tim, Gjilanit, për të menduar për projekte të reja kapitale dhe t’i adresoj ato në Kuvendin e Qeverinë e Kosovës. Anamorava është lënë anash, projektet e saj janë zvarritur me vite dhe nuk do të vazhdojë më ky anashkalim. Besën po ua jap!

    VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅

    Voto Bedri Hamza1️⃣✅

    Voto Memli Krasniqi2️⃣✅

    Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark