Kategoritë e luftës së UÇK-së, 17 vite të pa respektuara nga institucionet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kategoritë e luftës së UÇK-së, 17 vite të pa respektuara nga institucionet

    Insajderi
    06 March 2016 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhanë jetën në luftën e fundit, sakrifikuan gjymtyrët e trupit, mbetën invalidë, por edhe 17 vjet nga përfundimi i luftës kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, vazhdojnë të mos trajtohen nga institucionet ashtu siç e meritojnë.
    Gazeta Zëri raporton se veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së ende po ballafaqohen me probleme për t’i realizuar të drejtat e tyre ashtu siç u takon me ligj, ndonëse kjo, sipas tyre, është dashur të marrë fund vite më parë, por institucionet injoruan këto kategori.

    Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, thotë se për kategoritë e luftës së UÇK-së në përgjithësi nga institucionet e vendit nuk është bërë sa duhet.

    “Sepse këto tri kategori (invalidët, vetëranët, familjet e dëshmorëve) janë kategoritë e veçanta që njihen edhe me ligj, sepse edhe kontributi e sakrifica i bënë të tillë. Megjithatë institucionet e vendit është dashur të jenë më të kujdesshme, të ndërgjegjshme, të përgjegjshme ndaj këtyre kategorive”, ka thënë Jashari për “Zërin”, duke shtuar se nuk është arritur atje për çka është bërë lufta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark