Mustafa: Do të punojmë për zbardhjen e vrasjeve politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Do të punojmë për zbardhjen e vrasjeve politike

    Insajderi
    06 March 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet Facebook-ut ka treguar për punët që do të ndërmarrë qeveria e tij gjatë 2016-es.

    Një prej tyre është edhe zbardhja e dyshimeve të vrasjeve me motive të mundshme politike.

    “Këtë vit, po ashtu, do të punojmë edhe në pesë çështje të rëndësisë së madhe për vendin. Do të iniciojmë:– Kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë edhe kompensimin e pensioneve të grabitura nga Serbia para dhe gjatë luftës;– Zbardhjen e të gjitha rasteve të të pagjeturve;– Zbardhjen e dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtësisë;– Reformën zgjedhore, e cila do të krijonte një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet nacionale të vitit 2018 ”, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka shtuar se realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike.

    Sipas tij, këtë këtë vit pritet të fillojnë edhe projektet më të rëndësishme të pasluftës siç janë: ndërtimi i termocentralit Kosova e Re, përfundimi i marrëveshjes për kompleksin turistik në Brezovicë, fillimi i zbatimit të MSA-së, zbatimi i Ligjit për Investime Strategjike si dhe aprovojmi i Ligjit dhe Strategjisë për Trepçën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark