Shpërthimi i autobombës në Bagdad lë 50 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimi i autobombës në Bagdad lë 50 të vdekur

    Insajderi
    06 March 2016 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afro 50 persona kanë vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një autobombe në hyrje të qytetit Hila në jug të Bagdatit. Sulmi është ndërmarrë nga militantë të ISIS-it bën me dije policia lokale.

    “Sulmi u zhvillua kundër një pike kontrolli në hyrjen veriore të Hilla”, njoftoi Faleh al Radhi, përgjegjës i sigurisë të provincës Babel.

    Burime nga spitali Hilla bëjnë me dije se “mes të vrarëve janë 20 anëtarë të forcave të sigurisë, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur të paktën 72 persona.

    Ky është sulmi më i përgjakshëm me autobombë i zhvilluar në Irak që nga fillimi i këtij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark