87 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e vendit – dy prej tyre foshnje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    87 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e vendit – dy prej tyre foshnje

    Insajderi
    30 July 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të shtunën se 87 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e vendit.

    Në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive.

    Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje.

    Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe në Spitalin e Mitrovicës po trajtohen tre pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark