87 raste të aborteve gjatë këtij viti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    87 raste të aborteve gjatë këtij viti

    Insajderi
    20 October 2016 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), gjatë vitit 2016, deri tani janë regjistruar gjithsej 87 raste të aborteve.

    “Arsye më e shpeshtë e aborteve janë kushtet socio-ekonomike, por ka edhe raste të rralla të divorceve”, thotë drejtuesi i repartit të planifikimit familjar ku kryhen abortet, Jakup Ismajli.

    Ai thekson se nga 87 raste, “ tetë janë që kanë kryer për herë të parë abortin, do të thotë që nuk kanë lindë, kurse tjerat kanë pasur dy e më shumë lindje”, shkruan lajmi.net.

    Pas luftës, numri i aborteve ka qenë dukshëm më i madh. Mirëpo, sipas tij, numri i aborteve në Klinikën Obstretrike Gjinekologjike (KOGJ), në 5-vjetët e fundit ka rënë dukshëm.

    “Ka filluar planifikimi familjar, përdorimi i mjeteve kontraceptive, kështu që ky numër nga viti në vit po vjen duke rënë”, ka shtuar Ismajli.

    “Abortet kryhen nga java e gjashtë e shtatzënisë deri në javën e dhjetë. Kurse krijimi i organeve tek fetusi kryhet pas javës së 12”,  shprehet ai.

    Mosha rreth së cilës kryhen më shumë aborte, sipas Ismajlit, sillet prej 18 deri në 40 vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark